Librazhd, tentohet të grabitet një bankë e nivelit të dytë

schedule10:32 - 10 Mars, 2018

schedule 10:32 - 10 Mars, 2018

Dy persona që mund të kenë dijeni për tentativen e grabitjes se një banke të nivelit të dyte në Librazhd janë shoqëruar në komisariat. Ata do të merren në pyetje së bashku me punonjësit e bankës. Nga burime të ABC News mësohet se autorët që kanë thyer me gurë xhamin e derës kryesore nuk kanë marrë para, por dy dosje. Ende nuk ka informacione se çfarë përmbajnë dosjet që u morën nga grabitësit.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës së kaluar.

Policia e Librazhdit po verifikon kamerat e sigurisë, për të zbardhur ngjarjen dhe për të identifikuar autorët.

/abcnews.al