Librat shqiptarë që ju “freskojnë” pushimet, kryeson Ismail Kadare

schedule09:58 - 15 Korrik, 2020

schedule 09:58 - 15 Korrik, 2020

Një ndër pasionet që zhvillohet gjatë verës është edhe leximi. Të gjithë rendim që kur jemi në bregdet poshtë çadrës të shfletojmë të paktën disa faqe.

Albert Gjoka nga ‘Bukinisti’, i ftuar në ABC e Mëngjesit ka rekomanduar disa libra që do t’ju “freskojnë” verën.

Ai ka deklaruar se zhanri që mbizotëron më shumë është romanca, por së fundmi është shtuar edhe trilleri.

“Në përgjithësi kemi tentuar të bëjmë një miksim, por romanca mbizotëron. Ka një rritje të trillërit, por dominanca është romanca. Është një botë e gjërë, tashmë vitet e fundit në Shqipëri ka një rritje të gjerë të shumë autorëve”, tha Gjoka.

Më tej, ai u ndal edhe te lëtërsia shqipe, duke përmendur disa nga librat që duhen lexuar këtë verë.

“Autorët shqiptarë e them me bindje që ja vlen t’i lexosh”, theksoi ndër të tjera ai. Ndërkohë më tej, shtoi edhe disa nga rekomandimet.

“I pari është Kadare me “Kronikë në gur”, ndikim për turizmin. Dikush që ka lexuar librin viziton qytetin e Gjirkostrës. Mira Meksi “Diktatori në kryq”, gërsheton kryqin e Jezu Krishtit me Labovën është një mister.

Tom Kuka dhe “Ora e ligë” është një nga prurjet më bashkëkohorë. Jua siguroj që pushimet do të jenë më të mira nëse lexoni “Orën e ligë”. ka sa mjeshtëri të realizmit magjik aq edhe kuteliane.

Enkelejd Lamaj dhe Bajram Cukaj, autor të rinj që premtojnë dhe mund të lexohet me shume qejf gjatë verës. Apo “Kur këndoni gjelat e tretë” nga Agron Tufa dhe Fatos Kongoli “Kapitulli i Amerikës”, tha Gjoka./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!