“iLibri-Shqip” është platforma e parë mbareshqiptare për libra me zë në gjuhën shqipe (Audiobooks).
Ajo tashmë është e pranishme për smartphones iOS dhe Android dhe mund të shkarkohet nga Apple Store dhe Google Play.
Në “iLibri-Shqip” do të degjoni libra të përzgjedhur të Historise së Shqipërisë, mbi figurat e njohura si heroi ynë kombëtar Skënderbeu, Kanuni dhe Kultura e kombit në shekuj, si dhe librat me te përzgjedhur të letërsisë botërore të lexuar nga zërat mahnitës të aktorëve të Teatrit Kombëtar të Tiranës.
“iLibri-Shqip” pasurohet çdo ditë me kryeveprat e letërsisë shqiptare dhe botërore. l.k/abcnews.al