Liban, tensionohet protesta kundër ambasadës së SHBA

schedule11:30 - 10 Dhjetor, 2017

schedule 11:30 - 10 Dhjetor, 2017

Në Liban ka përshkallëzuar protesta kundër ambasadës së Shteteve të Bashkuara lidhur me vendimin për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit. Forcat e Sigurisë në Liban kanë lëshuar gaz lotësjellës dhe ujë me presion kundër shumë protestuesve që gjendeshin jashtë selisë diplomatike në Bejrut. Situatat u përshkallëzua, në momentin kur disa manifestues tentuan të hapnin me forcë kangjellat e ambasadës. Mediat ndërkombëtare raportojnë se nga ndërhyrja e policisë ka dhe të plagosur. Bëhet fjalë për manifestimin e radhës kundër vendimit të Presidentit Trump, i cili vendosi edhe për të zhvendosur ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem./abcnews.al