Lezhë/Stuhi e reshje shiu, zhytet në errësirë një pjesë e qytetit

schedule22:46 - 20 Gusht, 2018

schedule 22:46 - 20 Gusht, 2018

Prej pasdites të së hënës, Lezha është përfshirë nga reshje të dendura shiu e stuhi.
Moti i keq ka dëmtuar linjat elektrike e për pasojë shumë zona në qytet, por edhe disa fshatra janë zhytur në errësirë.
Punonjësit e OSHE janë në terren e po punojnë pavarësisht kushteve, për riparimin e defekteve e rikthimin sa më shpejt të energjisë elektrike në këtë zonë, e populluar edhe nga turistë vendas e të huaj në këtë sezon./abcnews.al