Dy persona janë arrestuar gjatë operacionit “Goes on” në Lezhë, ku u sekuestruan mina me telekomandë, lëndë narkotike, fitil zjarrpërcjellës, telefona dhe automjete. Ndërkohë, dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim.
Të arrestuarit, sipas policisë, janë Artur Popa, 46 vjeç nga Kukësi, por banues në Valias të Kamzës dhe Valtor Çala, banues në Tiranë. Në momentin e arrestimit, Popa po lëvizte me mjetin e tij në Lezhë dhe shoqërohej nga një makinë tjetër që drejtohej nga Çala, brenda së cilës u gjetën tre mina me telekomandë, një sasi e vogël droge, telefona celularë, fitila zjarrpërcjellës etj./abcnews.al
Lezhë/Sekuestrohen mina me telekomandë e drogë, 2 në pranga
schedule08:42 - 21 Shkurt, 2018
schedule 08:42 - 21 Shkurt, 2018