Biblioteka në Lezhë është shumë e frekuentuar nga lexues të rregullt dhe ata që vijnë për herë të parë. Sipas të dhënave nga drejtuesit e saj numri i të vegjëlve dhe të rinjve që lexojnë libra vjen në rritje nga viti në vit.
Në Lezhë të rinjtë nuk humbin kohë pas tekonlogjisë, por ndryshe nga e përgjithshmja ata po jepen pas leximit.
Sfida e tyre është numri i librave të lexuar.
Sonita Duraku ka lexuar mesatarisht 1 libër çdo 4 ditë.
Edhe pse punon çdo ditë, ajo nuk e shmang librin pasi gjen veten ndërsa lexon, por nuk mendon se është e veçantë edhe pse ka lexuar plot 87 libra. Sonita është vlerësuar nga biblioteka Gjergj Fishta në Lezhë me çmimin e lexueses më të mirë.
Leximin e ka nisur gjatë verës, por Besalda Osmani, kjo vajzë e vogël, surprizon kur thotë numrin e librave të lexuar deri më tani, e jo më kot është lexuesja më e mirë për kategorinë e të vegjëlve dhe thotë se ndjehet mirë.
Të tjerë lexues të biblotekës së Lezhës janë vlerësuar si lexues të zellshëm, e kjo sepse për ta është shumë e rëndësishme ta përjetojnë librin.
Edukimi në lexim është sfidë, ndaj përgjegjesja e bibliotekës në Lezhë, Suela Bala thotë se duhet mbetet e rëndësishme kultivimi i këesaj ndjenje dhe përpjekja për të qenë një lexues i mirë është përpjekja më e madhe sot.
Biblioteka e Lezhës numëron 1400 lexues të regjistruar në sallat e saj, ndërsa 1200 janë lexuesit e bibliotekës së lëvizshme, 4 herë më shumë se 2 vite më parë, e kjo është një tendencë sërish në rritje./abcnews.al
Gazetar i ABC News: Gjergj Figuri