Lezhë, ndërhyrje për hapjen e kanalit vaditës për fermerët e Zadrimës

schedule17:53 - 12 Qershor, 2018

schedule 17:53 - 12 Qershor, 2018

Në Zadrimë të Lezhës fermerët nuk do të vuajnë më nga thatësira për vaditjen. Këto ditë është bërë ndërhyrja për hapjen e kanalit vaditës.

Mungesa e ujit për vaditje ishte bërë shkak për uljen e sipërfaqeve të mbjedha nga fermerët në Zadrime të Lezhës. Kanali vaditës ishte mbyllur thuajse plotësisht duke krijuar probleme për zonën.

“Uji është i tmerrshëm, po nuk ke ujë nuk bën asgjë”.

Uji vaditës do të jetë i mundur për këta fermerë brenda pak ditësh.

Vëmendja ndaj bujqësisë kërkon edhe ndërhyrje në vaditje. Për drejtorin e bujqësisë në Bashkinë Lezhë, Luigj Frangaj, kjo ështe një zonë që e shfrytëzon maksimalisht tokën ndaj edhe ndërhyrja ishte e domosdoshme. Ai thotë se do të ketë vijimësi dhe planifikim më të madh të fondeve për investime të tilla.

“Besoj se do fusim ujin për dy ditë në këto kanale që janë 6 km, dhe në zona të tjera, Kallmeti e Piraj”.

Fermerët e Zadrimës në Lezhë thonë se kanali vaditës ishte mbuluar nga dheu, ndërsa tani pretendojnë të marrin edhe më shumë nga toka e tyre.

“Kanali ka pasur 2 metra dhe ka 11 vjet që nuk ëhstë pastru, tani është bërë një punë e kënaqshme”.

Për të realizuar vaditjen e tokave bujqësore në Zadrimë të Lezhës është bashkëpunuar edhe me Bashkinë e Vaut të Dejës, zonë nga e cila rrjedh edhe uji për vaditje. /abcnews.al

Gazetar i ABC News, Lezhë: Gjergj Figuri

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!