Lezhë, ikën Fran Frroku, betohet Kryetari i ri i Bashkisë Pjerin Ndreu

schedule10:41 - 14 Gusht, 2019

schedule 10:41 - 14 Gusht, 2019

Në Lezhë u bë konstituimi i Këshillit Bashkiak.  Mbledhja u zhvillua në Bibliotekën e qytetit, ndërsa u betua dhe kryetari i ri i Bashkisë Pjerin Ndreu, i cili doli fitues në zgjedhjet e 30 Qershorit.

Pjerin Ndreu mori zyrtarisht detyrën si kryetari i ri i bashkisë së Lezhës.  Mbledhja konstituese dhe betimi i tij u bënë në bibliotekën e qytetit.

Këtë ceremoni e ndoqën nga afer, ministri i brendshëm Sandër Lleshaj si dhe deputetë socialist.

Në fjalën e tij të parë para këshilltarëve të këshillit bashkiak Lezhë, Pjerin Ndreu u betua se do të jetë kryetar i të gjithë lezhjanëve duke ndërtuar një institucion në shërbim të çdo qytetari.

“Është një përgjegjësi shumë e madhe, unë mendoj se përveçse është një ditë e rëndësishme është edhe një peshë e rëndë”, tha kryebashkiaku i sapozgjedhur i Lezhës.

Para se të shkonte në zyrën e tij, kryebashkiaku i ri i Lezhës pati një përshëndetje edhe për mbështesit e tij në sallën e pallatit të kulturës.

Në rrugën drejt zyrës nuk pati asnjë pengesë. Të gjitha dyert ishin të hapura dhe Ndreu shkoi i qetë në bashki. Këta persona që rrethuan hyrjen e bashkisë jashtë nuk ishin protestues, por mbështetës të Ndreut dhe partisë socialiste. /ABC News Albania 24/7