Në të gjithë vendin kanë nisur kontrollet për subjektet tregtare apo operatorët e shërbimit që afrojnë produkte ushqimore pranë shkollave dhe kopshteve. Kjo bëhet për të garantuar siguri për shëndetin e nxënësve dhe fëmijëve të vegjël.
Pranë shkollave dhe kopshteve askush nuk do të tregtojë me ushqime apo produkte të pasigurta.
Për këtë qëllim, ministrja e Arsimit dhe zv.ministrja e Bujqësisë shkuan në Lezhë, prej ku dhe nisi aksioni.
Lindita Nikolla Ministre e Arsimit: “Shkolla po fillon dhe padyshim e gjithë vëmendja jonë është tek nxënësit, tek mësuesit edhe në një aspekt tjetër që lidhet me sigurinë ushqimore.”
Mira Gjeçi zv.Ministre e Bujqësisë: “Është një operacion që pritet të përfundojë në fund të tetorit. Është i dyti në radhë dhe do të jetë në vijimësi gjatë gjithë vitit.”
Kontrollet e inspektimet e AKU-së do të intensifikohen me fillimin e vitit të ri shkollor.
Deri në muajin tetor do të kalojnë në inspektim të gjitha njësitë e shërbimit pranë shkollave, për të vijuar më pas me kontrolle, sipas një grafiku që do të hartohet nga AKU./abcnews.al