Lewandowski me hat-trick: Gruaja ime ka ditëlindjen, do t’ia dedikoj asaj

schedule14:39 - 8 Shtator, 2022

schedule 14:39 - 8 Shtator, 2022

Robert Lewandowski feston tregolëshin e tij të parë me Barcelonën.

Sulmuesi polak ishte protagonist absolut në ndeshjen e fituar 5-1 ndaj Plzen.

“Njerëzit kërkojnë gola, por është e rëndësishme të jesh në pozicionin e duhur për të ndihmuar shokët e skuadrës. Ata po e bëjnë këtë me mua, brenda dhe jashtë fushës.

Nuk ka rëndësi kush shënon golat, tre pikët kanë rëndësi. Tani le të mendojmë për ndeshjen e radhës. Ishte një mbrëmje e veçantë, sot është ditëlindja e gruas sime, kështu që tregolëshi është për të.

Fakti që ajo ishte në stadium do të thotë shumë, është diçka e jashtëzakonshme për mua”, u shpreh sulmuesi polak./ h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!