Robert Lewandowski është padiskutim një nga lojtarët kyç në formacionin e Xavi Hernandez këtë sezon, teksa kalimi i tij në “Camp Nou” ka rezultuar i duhuri.
Në La Liga, sulmuesi polak është ambientuar menjëherë, teksa ka shënuar gol në 5 ndeshje rresht në kampionat.
Mbrëmjen e sotme ndaj Elches arriti të shënonte dopietë, po dy gola ka shënuar ndaj Real Sociedad, Real Valladolid, ndërsa nga një gol u ka shënuar edhe Sevillas dhe Cadiz. Vetëm Rayo Vallecano, në ndeshjen e parë shpëtoi, pa i shënuar gol.
Një het-trik ishte i rezervuar në Champions League, ku viktima ishte Viktoria Plezn. Në Evropë, Bayern Munich shpëtoi edhe pse i kishte rastet.
Pra në kampionati ai ka tetë gola në gjashtë ndeshje dhe dy asiste. Ai mesatarisht shënon një gol çdo 58 minuta.
Në total ai ka shënuar 11 gola deri më tani për Barcelonën në dy garat, duke e bërë një idhull për tifozët blaugrana. /f.a/abcnews.al