KAMËZ- Një 44-vjeçar, i cili qarkullonte i armatosur është arrestuar në Kamëz. Autoritetet theksojnë se i arrestuari kishte leje për mbajtjen e armës vetëm në banesë, por jo jashtë saj.
Policia pohon se ka sekuestruar armë tip pistoletë bashkë me një sasi municioni luftarak, që mbante me vete 44-vjeçari.
Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve, të cilat detyruan 44-vjeçarin të thyente lejen për mbajtjen e armës, jashtë banese./abcnews.al