Dy të rinj janë vënë në pranga në Shkodër pasi qarkullonin me armë zjarri në qytet. Policia thotë se të rinjtë u ndaluan duke udhëtuar me një makinë në qytet, dhe gjatë kontrolleve krahas armës mbanin me vete edhe lëndë narkotike.
23-vjeçari, i dyshuar si posedues i lëndës narkotike që u gjet në automjet është perona i skeduar dhe me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve. Sakaq, është sekuestruar një pistoletë, lënda narkotike kanabis, automjeti dhe 2 telefona celularë.