Lëvizjet në pikat kufitare Kapshticë, Qafë-Thanë dhe Muriqan: Sa shqiptarë hynë e dolën në 24 orë

schedule12:24 - 3 Janar, 2021

schedule 12:24 - 3 Janar, 2021

Festat e fundvitit nuk kanë shënuar fluks të lëvizjeve të emigrantëve. Kjo edhe për shkak të masave të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së koronavirusi.

Mësohet se në 02 janar në Kapshticë, kanë hyrë 86 shtetas dhe 31 mjete.

Ndërsa në Qafë-Thanë, kanë hyrë 1922 shtetas dhe kanë dalë 2090 shtetas.

Ndërkohë nga pika e kalimit kufitar të Muriqanit, që lidh Shqipërinë me Malin e Zi dhe vendet e BE-së, kanë dalë nga Shqipëria 1084 shtetas të huaj ndërkohë që 510 janë shtetas shqiptarë.

Gazetari i ABC Simon Shkreli raporton nga pika kufitare Muriqan seky është një fluks i ulët krahasuar me vitet e kaluara me rastin e festave të fundvitit.

Ndërkohë qytetarët janë shprehur se pas qëndrimit të tyre në Kosovë për festat e fundvitit u shprehen se situata është e vështirë. Ndërkohë kishte dhe nga ata qytetarë që u shprehen se nuk i tremben COVID-19. “Nuk kemi frikë nga korona, prandaj kemi ardhur. Nuk tutna hiç”, tha një qytetar.

“Vitin e Ri e kaluam mirë, por kemi pasur shumë vështirësi. Kemi qëndruar 8 ditë dhe tani po kthehemi në punë”, shprehet një tjetër qytetar.

/abcnews.al/