Lëvizjet në krye të KQZ e Prokurorisë, Rama mbledh deputetët socialistë të ligjeve

schedule10:29 - 21 Nëntor, 2017

schedule 10:29 - 21 Nëntor, 2017

Kryeministri Rama ka mbledhur sot për një mëngjes pune deputetët socialistë që janë anëtarë të Komisionit të Ligjeve. Takimi në fjalë, që nisi rreth orës 08:30, është zhvilluar në ambientet e Kryeministrisë dhe ka zgjatur për rreth një orë. Në kontekstin e aktualitetit politik, ky takim merr më shumë peshë, pasi ndodh vetëm pak ditë para se Parlamenti të nisë procedurat për dy vendime të rëndësishme. I pari është ai për shkarkimin e kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri. Ndërsa vendimi i dytë ka të bëjë me zgjedhjen e kryeprokurorit të ri të përkohshëm, që do të zëvëndesojë Adriatik Llallën, të cilit i mbaron mandati në fillim të dhjetorit. Të dyja këto proçedura duhet të nisin pikërisht nga Komisioni i Ligjeve, deputetët socialistë të të cilit Rama i mblodhi mëngjesin e sotëm në takim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!