Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndryshohen shefat e komisariateve

schedule14:01 - 27 Tetor, 2021

schedule 14:01 - 27 Tetor, 2021

Në kuadër të analizës së bërë në Policinë e Shtetit kanë vijuar lëvizjet në Policinë e Shtetit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka bërë ndryshime të ka bërë ndryshime të shefave të komisariateve në Tiranë, Kavajë dhe Shijak.

Ndryshimet për secilin komisariat:

  1. Bujar Mehmeti – Komisariati nr. 1
  2. Edmond Pjetri – Komisariati nr. 2, vjen nga Durrësi
  3. Altin Lila – Komisariati nr. 3
  4. Petrit Halo – Komisariati nr. 4- vjen nga  Komisariati nr.5
  5. Oliger Torba – Komisariati nr. 5
  6. Sali Skura – Komisariati Shijak
  7. Emiljano Pashaj – Komisariati Kavajë
  8. Agim Hoxha – Specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, shkon te pastrimi i parave
  9. Edmond Meshini – Nga komisariati 3- shkon në drejtorinë e Përgjithshme në Sektorin e Dhunës Familje
  10. Julian Qyta – Shef i Sektorin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Tiranë

Lexo edhe: Ndryshime në radhët e drejtuesve të policisë, Gledis Nano zbulon emrat

Më herët janë bërë ndryshime të drejtuesëve të strukturave vendore dhe qendrore të Policisë së Shtetit. Ndryshimet kanë ndodhur thuajse në çdo qark, përveç Beratit. Këto ndryshime vijnë në kuadër të emërimit të ri të Gledis Nanos Drejtor i Përgjithshëm në Policinë e Shtetit, pasi u plotësua edhe 100 ditëshi i vendosur nga kryeministri Rama për riorganizimin e policisë. be.k/abcnews.al