Lëvizje në merkaton e Superiores, konfirmohen afrime te Bylis e Teuta

schedule18:16 - 18 Janar, 2021

schedule 18:16 - 18 Janar, 2021

Dita e sotme është aktive për klubet e Kategorisë Superiore. Dy të radhës që lëvizin në merkato janë Bylisi dhe Teuta.

Këta të fundit kanë mundur të arrijnë marrëveshje me Jackson, brazilianin, që në sezonin 2018-19 ka luajtur me Luftëtarin në Superiore dhe bënte shumë mirë.

Burime pranë klubit durrsak pranojnë arritjen e marrëveshjen dhe konfirmojnë se mbrojtësi 29-vjeçar ka firmosur deri në fund të sezonit.

Gjatë sezonit të fundit Jackson ishte pjesë e Gjilanit, ku luajti 17 ndeshje dhe dhuroi një asist. Ndërkohë Bylisi ka arritur të sigurojë shërbimet e Kreshnik Nebihut.

Gazeta Olle mëson se mesfushori e ka mbyllur me Trepça 89 dhe së shpejti do zbarkojë për t’u prezantuar në Ballsh. 23-vjeçari luan edhe si mbrojtës qendre dhe është përforcim me shumë vlera për ballshiotët.

Superiorja nuk është e panjohur për Nebihun sepse në të shkuarën ai ka luajtur me Flamurtarin. Pjesën më të madhe të karrierës, Nebihu e ka kaluar në Dardani. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!