Lëvizja e parë e S.F.P.SH, dorëzon në FSHF kërkesën për Kontratën Kolektive

schedule15:27 - 26 Shkurt, 2020

schedule 15:27 - 26 Shkurt, 2020

Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë, ka dalë sot me një njoftim ku bën me dije se i ka dorëzuar FSHF-së kontratën kolektive, që ata e shohin si pikënisje për mbrojtjen e të drejtave të futbollistëve. Përmes faqes zyrtare në “Instagram”, S.F.P.Sh publikon edhe kërkesën e bërë ditën e sotme.

 

Kërkesa e Sindikatës, drejtuar FSHF-së

“Sot Sindikata e futbollistëve nisi procedurat ligjore për lidhjen e kontratës kolektive, ndërmjet Federatës Shqiptare të futbollit dhe Sindikatës.

Me besim në Zot se kjo kontratë kolektive do të jetë guri i themelit për mbrojtjen e të drejtave të futbollistëve, shpresojmë dhe urojmë që për të mirën e futbollit, kjo kontratë të miratohet në mbledhjen e radhës së Asamblesë të Përgjithshme të FSHF”, shkruan Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë. /abcnews.al