“Lëvizja” e fundit e teknologjisë: Edhe autobusët do ecin pa shoferë

schedule20:54 - 18 Tetor, 2020

schedule 20:54 - 18 Tetor, 2020

Teknologjia çdo ditë e më shumë po evolon. Së fundmi, janë prodhuar shumë makina që lëvizin pa shoferë.

Kjo teknologji përveç te makinat, tani po zhvendoset edhe në linjën e autobusëve.

Prodhuesi i autobusëve elektrik ‘Proterra’, ka bërë të ditur planin prej tre fazash për të krijuar autobusin publik që do të ecë pa shofer.

Kjo kompani e autobusëve bashkë me Universitetin e Nevadës, po punojnë në programin e inteligjencës mobile për ta bërë të mundur një gjë të tillë.

Sipas kësaj kompanie, këta autobusë që lëvizin pa shoferë do të jenë gati në vitin 2021. l.k/abcnews.al