Robert Lewandowskit nuk i është dashur shumë kohë të ambientohet me Barcelonën, teksa debutoi me dopietë zyrtarisht në La Liga.
Një paraqitje e mirë nga sulmuesi polak, i cili në një tjetër rast asistoi për Ansu Fati në fitoren që katalanasit arritën 4-1 ndaj Real Sociedad.
Në një intervistë për “WP Sportowe Fakty”, legjenda e klubit nga Camp Nou, Christo Stoiczkow, nuk i ka kursyer komplimentet për sulmuesin polak.
“Jam shumë i lumtur që Lewandowski shënoi dy herë! Një fillim i tillë në ligën spanjolle është shumë i rëndësishëm, do ta ndihmojë jashtëzakonisht shumë.
Për mendimin tim, Barcelona do të fitojë kampionatin spanjoll këtë sezon, sepse ata kanë Levën dhe ai do ta drejtojë klubin për këtë titull.
“Jam i bindur se 34-vjeçari do të shënojë më shumë se 25 gola në sezonin e parë”, theksoi Stoiczkow, i cili ende beson se Lewandowski do ta fitojë edhe Topin e Artë në të ardhmen. /f.a/abcnews.al