Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ka propozuar në Konferencën e Kryetarëve thirrje Enkelejd Alibeajt që të ulen dhe të negociojnë për pikat që ky i fundit ka renditur në letrën dërguar Grupeve të tjera Parlamentare për Presidentin.
Nëse Alibeaj pranon propozimin, atëherë në ambientet e Kryesisë së Kuvendit do të negociojnë për kriteret e kandidtatit për president, Taulant Balla, Elisa Spiropali dhe Damian Gjinkuri.
“Proces me letra nuk bëhet. Mundësinë të takohemi e të flasim e kemi. Dokumentin ta vendosim në tavolinë e ta negociojmë. U tërhoqët, jeni të gatshëm ta negocioni dokumentin. Hajde, jam i gatshëm të ulemi tani. Mbyllim mbledhjen, ulemi diku dhe e diskutojmë. Dhe nëse biem dakord, dalim e informojmë. Shkoni të grupi juaj dhe konsultohuni për emra. Unë s’po u vë asnjë kusht. Të jetë një dokument që të shërbejë edhe në vitet në vijim,” tha Balla.
Ndërkohë, në këtë mbledhje u vendos që raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit të mbahet më 23 maj. /abcnews.al/