Thjesht çështje kohe transferimi i Leroy Sane te Bayern, për një shifër që nuk do të arrijë më shumë se 60 milion euro, pasi gjermani është futur në 12 muajt e fundit të kontratës së tij. Edhe Pep Guardiola konfirmoi se Sane do të shitet, pasi nuk ka pranuar të rinovojë.
Për pasuesit e Sane, është folur shumë, por The Telegraph ka raportuar sot se emri kryesor që Pep Guardiola kërkon, është Jack Grealish. Kapiteni i Aston Villa ka bërë një sezon të shkëlqyer në Premier League, duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve.
Deri orët e fundit, raportohej se Manchester United ishte gati të paguajë më shumë se 50 milion euro për shërbimet e fantazistit anglez, por me futjen e Cityt në garë, vlera e kartonit të 24 vjeçarit mund të rritet ndjeshëm. Aston Villa buzëqesh nga ana financiare, por do të humbasin lojtarin më të mirë të tyre./abcnews.al
Manchester City will consider a move for Jack Grealish if Leroy Sane joins Bayern Munich this summer, according to The Telegraph ? pic.twitter.com/UGRygwuRGh
— Goal (@goal) June 30, 2020