Analisti Frrok Çupi në “Faqja 4” në ABC News, foli për zgjedhjen e Papës së Ri, Leoni i XIV, duke u shprehur se e vlerëson si një misionar të paqes.
Për analistin Frrok Çupi, edhe papa i ri do të jetë në gjurmët e Papa Françeskut.
“Është një njeri i thjeshtë me prindër europianë, babai i tij ishte mësues. Emrin Leoni e ka zgjedhur për shkak të dëshirës së tij për mësimdhënie. Ka shumë kuriozitete rreth tij, se cili do të jetë edhe qëndrimi i tij…Padyshim që do të shihet me shumë vëmendje se si do të rakordohen të gjitha gjërat. Ka shumë teori edhe përse e zgjodhi këtë emër. Dhe ky ka zgjedhur Leoni i madh… Po ashtu po spekulohet edhe për raportet politike…pasi kemi edhe dy njerëzit më të fuqishëm të botës amerikanë. Ndërsa Papa Françesku pothuajse vlerësoi të gjithë kardinalët. Ai tani ka nisur të qortohet nga disa fanatikë të Kishës, për idenë përse e hapi aq shumë Kishën….Ky vjen për të vazhduar rrugën përparuese të Papa Françeskut…Sigurisht që do të ketë edhe disa përmbajtje të tij. Nëse Papa Leoni XIV do të ruajë këtë profil dhe do të jetë konsekuent në luftën për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, patjetër që do të kemi edhe një mospërputhje. Donald Trump është president i vendosur, sidomos për emigracionin…Por ka edhe një teori tjetër ku spekulohet se mund të gjesh ndonjë realitet…Trump e ka parashikuar zgjedhjen e Leoni XIV…”, tha ai.
Më tej shtoi se papa i ri ka një shans të madh, pasi është zgjedhur në një moment shumë delikat të botës, por gjithashtu nënvizoi se do të shihet me shumë vëmendje edhe profili që ai do të ruajë.
“Është momenti shumë delikat i botës, dhe tani të gjithë sytë thuajse janë te Papa. Është udhëheqësi shpirtëror i një miliard e gjysmë njerëzve. Trump u gëzua për zgjedhjen e tij, por është edhe një përfitim politik i tij. Europa konsideron që ka në krah një personalitet kaq të madh të botës, që do të thotë se është edhe një fitore për Europën, në atë konflikt shumë të madh që kemi”, tha mes të tjerash ai.
/abcnews.al/