Euro U17, Italia mund Anglinë/ Të besuarit e trajnerit Fava kualifikohen për ne katërshe

schedule13:46 - 24 Maj, 2025

schedule 13:46 - 24 Maj, 2025

Italia kualifikohet për në gjysmëfinalet e Kampionatit Europian U17 që po zhvillohet në Shqipëri. Kampionët në fuqi të kontinentit arritën një fitore të rëndësishme 4-2 ndaj Anglisë, duke pasur epërsi në Arenën e Rrogozhinës.

Të Kaltrit e mbyllën në avantazh 2-1 pjesën e parë, ndërsa pas pushimit nuk lejuan të papriturat edhe pse anglezët barazuan dy herë rezultatin. Me dy fitore në dy ndeshje në Grupin B, të besuarit e trajnerit Masimiliano Fava arrijnë në katër më të mirët, ndërsa këtë të diel do të luajnë ndaj Belgjikës për vendin e parë në grup. Belgët, ndërkaq, fituan 3-1 kundër Çekisë në Durrës.

Në grupin A të këtij Europiani ndodhet edhe Shqipëria U17 e cila është eliminuar pas humbjes së dy ndeshjeve ndaj Portugalisë e Gjermanisë me të njëjtin rezultat, 4-0. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!