Autori i golit për Kombëtaren tonë në barazimin 1-1 me Islandën në “Air Albania”, Ermir Lenjani u shpreh se i vjen keq për gabimin e bërë në fund.
Duke folur për “Super Sport” Lenjani theksoi se kjo Kombëtare ka më shumë kualitet se ajo e De Biasit, por sërish nuk po ia dalin të marrin fitore.
Rigjete golin, por nuk shërbeu për tre pikët, si ndjehesh? “Jam i lumtur që i dhash golin Kombëtares. E kishim analizuar lojën, por e pësuam me gabimin në fund dhe na vjen shumë keq.”
Çfarë ndryshon te kjo Kombëtare nga ajo e De Biasit, atëherë pësonim më pak gola? “Në atë kohë nuk kishim lojtar si tashmë, lojtarë që luajnë në liga të mira, tani kemi më shumë kualitet se në kohën e tij.”
Zëvendësimi, problem fizik apo taktik? “Jo kisha problem muskular dhe e kisha të nevojshme ndërrimin.”