Një efektive e policisë bashkiake të Durrësit, e arrestuar në Skrapar në banesën e vëllait, gjatë një operacioni antidroge, u la në “arrest shtëpie” nga Gjykata e Beratit.
Mbi Anxhela Beshirin, sipas gjykatës, rëndon vepra penale e moskallëzimit të krimit.
Por para togave të zeza, policja e Durrësit u shpreh se nuk kishte asnjë dijeni, që vëllai Fatjon Beshiri, të ishte përfshirë në aktivitet droge.
Fatjon Beshiri u la në “burg pa afat” nga gjykata së bashku me 3 persona të tjerë, Arben Lekli, Albano Bendo dhe Sefedin Dokaj, të akuzuar për “prodhim dhe shitje narkotikësh”.
Në banesën e Arben Leklit dhe mjediset rreth saj, policia gjeti dhe sekuestroi mbi 176 kg kanabis sativa të presuar.
Ndërsa kryeplaku i fshatit Çorogjafë, Fatos Lamaj, u lirua nga gjykata.
Ai do të hetohet me masën “detyrim paraqitjeje” për akuzën “shpërdorim detyre”.
Të gjashtë personat u arrestuan dy ditë më parë gjatë opeacionit të koduar “Kanioni”./abcnews.al