Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lelit i tregohet dera, Rama fillon mbledhjen me socialistët vlonjatë në vilën qeveritare

schedule12:30 - 11 Mars, 2021

schedule 12:30 - 11 Mars, 2021

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar ditën e sotme takime në Vlorë. Takimet po zhvillohen në vilën qeveritare në këtë qytet.

Kujtojmë se ditën e djeshme është përjashtuar nga Partia Socialiste Dritan Leli pasi refuzoi të hiqte dorë nga detyra e kryebashkiakut për të kandiduar për deputet. Leli u largua nga partia pas një mesazhi që Damian Gjiknuri lexoi në Asamblenë e PS në Vlorë.

Lexo edhe: Mallkimi i “kolltukut” të Vlorës, Dritan Leli e pësoi si Shpëtim Gjika. Kërcënimi dhe mesazhi i Ramës

Në mesazh thuhej se “Dritan Leli nuk ka më vend mes socialistëve”.

PS e ka konsideruar Lelin të “huaj” duke mos pranuar që ai të dalë në fushatë me kandidatët për deputetë. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!