Lëkundje tjetër tërmeti në Korçë, sa ishte magnituda

schedule17:42 - 30 Maj, 2020

schedule 17:42 - 30 Maj, 2020

Një lëkundje e fortë tërmeti është ndjerë pak minuta më parë në Korçë.

Nga të dhënat paraprake mësohet se tërmeti ka patur si epiqendër Libonikun e Korçës dhe pati një magnitudë 3.6 të shkallës Richter dhe një thellësi 10  kilometra.

Për momentin nuk ka të dhëna për dëme materiale.

Korça është lëkundur të paktën dhjetë herë gjatë ditës së sotme, ku tërmeti më i fortë ishte ai i orës 07:00 në mëngjes me magnitudë 3.5 të shkallës Richter.

Fiks një vit më partë ra tërmeti i Floqit, i cili shkaktoi dëme të mëdha materiale në zonat përreth. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!