“Kjo është një kartmonedhë 2 mijë lekëshe apo 20 mijë lekëshe. Qytetarët shqiptarë vijojnë të ngatërrojnë vlerën reale të lekut”
Lek i ri apo lek i vjetër? Ky fenomen vijon të ngatërrojë më shumë se 54% të qytetarëve shqiptarë ende pas shumë dekadash. Termat e gabuar të lekut përdoren më shumë në familje dhe në rrethin shoqëror. Erinda Caushi përgjegjëse e komunikimit në Bankën e Shqipërisë sqaron se në institucione financiare dhe në banka përdoret vlera reale e lekut.
Gabimet në përdorimin e terminologjisë së duhur kanë nisur 57 vite më parë kur u bë reforma monetare dhe u zëvendësua kartëmonedha në raportin 10 me 1.
Banka e Shqipërisë sygjeron që ndryshimi duhet të nisë nga edukimi i brezit të ri me terminologjinë e duhur. Të rinjtë e pranojnë se shpesh përdorin vlerën e gabuar të lekëve.
Përdorimi i gabuar i termave “i vjetër apo i ri” për të identifikuar “Lekun” , sipas Bankës Qendrore shfaqet kryesisht te disa kategori si personat e moshuar, individët me nivel më të ulët arsimor, individët joaktivë në tregun e punës, si dhe ata me nivel të ulët të të ardhurave familjare./abcnews.al