Leipzig zëvendëson Gvardiol, “demat” gjejnë akordin për “yllin” e Lyon

schedule15:36 - 11 Gusht, 2023

schedule 15:36 - 11 Gusht, 2023

Pas largimit të qendërmbrojtësit kroat, Josko Gvardiol drejt “qytetarëve” të Manchester City për shifrën e 90 milionë eurove, tashmë “demat” gjermanë të RB Leipzig janë në kërkim të një mbrojtësi tjetër për sezonin e ri, të cilin mesa duket e kanë gjetur.

Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin francez të Lyon, Castello Lukeba, i cili pritet të veshë fanellën e gjermanëve në ditët në vijim, pas arritjes së marrëveshjes prej 35 milionë eurosh mes klubeve, marrëveshjes që do të ndahet në 30 milionë euro bazë, si dhe 5 milionë të tjera bonus.

Përsa i përket marrëveshjes personale, te Leipzig, 20-vjeçari do të nënshkruajë një kontratë të vlefshme për 5-vitetet e ardhshme, ndërsa paga e lojtari nuk është zbuluar ende dhe pritet të mësohet nga nënshkrimit të tij në mënyrë zyrtare me klubin. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!