Leicester akord me yllin e Romës, gjenden menjëherë milionat e Kumbullës

schedule19:43 - 16 Shtator, 2020

schedule 19:43 - 16 Shtator, 2020

Leicester City zhvilloi një sezon shumë të mirë vjet në Premier League dhe vetëm në javën e fundit dështoi të siguronte kualifikimin në Champions League. “Dhelprat” e Brendan Rodgers do të luajnë në grupet e Europa League dhe drejtuesit janë shumë aktivë në merkato.

Goditja e fundit është Cengiz Under, sulmuesi turk i Romës. 25 milion euro do të paguajnë klubi anglez në arkat e verdhekuqve për kartonin e 23-vjeçarit turk (21 ndeshje dhe 6 gola me kombëtaren e vendit të tij).

Sportmediaset raporton se lojtari ka pranuar ofertën e Leicester City dhe palët po diskutojnë detajet e fundit. Tre vite kaloi Cengiz Under në kryeqytetin italian, teksa e mbylli aventurën romaniste me 13 gola të shënuar në 70 ndeshje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!