EMRI/ Lehtësoi një masë sigurie kur ishte punonjës në Prokurorinë e Kukësit, arrestohet avokati

schedule18:11 - 26 Shtator, 2023

schedule 18:11 - 26 Shtator, 2023

Policia e Shtetit ka vënë në pranga një 38-vjeçarin, Arian Cengu, aktualisht avokat, pasi në vitin 2021 kur ishte punonjës në Prokurorinë e Kukësit ndikoi në mënyrë të paligjshme me qëllim që të lehtësohej një masë sigurie.

Avokati Arian Cengu kishte detyrën e shoferit të një prokurori në Kukës, kur ka kryer veprën penale. Personi për të cilin ka ndikuar për t’i lehtësuar masën e sigurisë ishte Fatri Iseberi, i ndaluar për kundërshtim të punonjësve të policisë.

Ndaj 38-vjeçarit është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit

Ndikoi në mënyrë të paligjshme, në vitin 2021 kur ishte punonjës në Prokurorinë e Kukësit, me qëllim që të lehtësohej një masë sigurie, vihet në pranga 38-vjeçari, aktualisht me profesion avokat.

Ndalimi i këtij shtetasi, rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në DPPSH, dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.

Shërbimet e Policisë, në zbatim të urdhrit të prokurorit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndaluan në Kukës dhe vunë në pranga shtetasin A. C., 38 vjeç, banues në Kukës.

Ndaj 38-vjeçarit është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi dyshohet se më datë 05.03.2021, kohë kur shtetasi A. C. ka qenë punonjës në Prokurorinë e Kukësit, ka ushtruar ndikim të paligjshëm, për të lehtësuar masën e sigurisë, të caktuar ndaj shtetasit F. I.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!