Lehtësimi i masave, rihapet për vizitorët një nga sitet më të famshme kulturore të Greqisë

schedule11:19 - 18 Maj, 2020

schedule 11:19 - 18 Maj, 2020

Akropoli në Athinë është rihapur për vizitorët ditën e sotme, pasi u mbyll përkohësisht për shkak të krizës së krijuar nga koronavirusi. Duke nisur nga sot, më shumë se 200 site arkeologjike në vendin fqinj do t’i rikthehen aktivitetit normal, sipas Ministrisë Greke të Kulturës.

Këto janë vendet e para kulturore që rikthehen në operacione normale, të ndjekura nga kinematë me ajër të hapur më 1 qershor, muzetë në 15 qershor dhe eventet e artit në 15 korrik, njoftoi Ministria e Kulturës në vend.

Sitet do të jenë të hapura nga ora 8 e mëngjesit deri në 8 pasdite nën masa të sigurisë, sipas udhëzimeve të Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik të vendit.

Këto masa përfshijnë mbajtjen e distancës prej 1.5 metrash midis njerëzve. Do të ketë rregulla të posaçme për ambientet sanitare, ndërsa rekomandohet veshja e maskave dhe përdorimi i dezinfektuese të duarve. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!