Lehtësimi i masave: Irlanda e Veriut rihap pishinat dhe aktivitete të tjera shplodhëse

schedule21:59 - 23 Korrik, 2020

schedule 21:59 - 23 Korrik, 2020

Pishinat, spa-të, parqet e lojërave dhe qendrat komunitare do të rihapen në Irlandën Veriore duke nisur nga e premtja.

Këto lehtësime masash vijnë në vazhdën e rihapjes së vendit pas krizës së shkaktuar nga koronavirusi.

Po ashtu, autoritetet në vend njoftuan se në eventet sportive mund të marrin pjesë edhe spektatorë nëse këto evente bëhen në ambient të hapur. Në këto aktivitete është e detyrueshme që të mbahet distanca fizike.

Numri i personave që mund të mblidhen brenda në shtëpi po rritet nga gjashtë në 10, dhe ndalimi i qëndrimit gjatë natës në shtëpitë e personave të tjerë po hiqet.

Po ashtu, duke nisur nga 1 gushti, ministrat kanë fuqinë që ta bëjnë të detyrueshme vënien e maskave në vende të mbyllura si dyqane, por ata thanë se do të presin deri më 20 gusht përpara se të marrin ndonjë vendin. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!