Legjendarët Bon Jovi rikthehen me këngën e Krishtlindjeve

schedule12:37 - 20 Nëntor, 2023

schedule 12:37 - 20 Nëntor, 2023

Legjendarët Bon Jovi janë rikthyer me këngën e tyre të re të Krishtlindjeve ‘Christmas Isn’t Christmas’ të publikuar nga Island Records. Grupi regjistroi këngën e re në një kishë në Nashville dhe kjo është puna e tyre e parë që nga përfundimi i albumit të 15-të të titulluar “2020”. Është kënga e parë që ata kanë publikuar që nga tetori i vitit 2020.

Në postimin e tij në Instagram, këngëtari i grupit legjendar të rock-ut Jon Bon Jovi zbuloi se “Krishtlindjet nuk janë Krishtlindje” është një këngë që ai e ka shkruar dy vite më parë dhe ia ka kushtuar prindërit e tij që ishin të sëmurë dhe fëmijëve të tij.

Për ndjenjën se Krishtlindjet nuk janë vërtet Krishtlindje pa TY, gjë që mund të sjellë shumë kujtime për njerëzit”, tha ylli i rock-ut përmes videos që shpërndau dhe shtoi. “Më pëlqen gjithashtu ta kthej atë në mënyrë që të dini se për shkak të jush, Krishtlindja ËSHTË Krishtlindja.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bon Jovi (@bonjovi)

Sipas People, këngëtari fitues i çmimit GRAMMY do të nderohet si Personi i Vitit 2024 në Gala-në e 33-të Vjetore të Bamirësisë të MusiCares të Akademisë së Regjistrimit më 2 shkurt 2024, për kontributin e tij në muzikë dhe filantropi./abcnews.al