Legalizimet, Manja: Janë kallëzuar penalisht 20 zyrtarë dhe ish zyrtarë, 75 në hetim disiplinor

schedule13:16 - 16 Mars, 2022

schedule 13:16 - 16 Mars, 2022

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja deklaroi sot se 20 zyrtarë dhe ish zyrtarë janë kallëzuar penalisht, kurse për 75 të tjerë është kërkuar procedim disiplinor.

“Janë kallëzuar penalisht në prokurorinë e Pogradecit 15 zyrtarë dhe ish zyrtarë të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë lejuar dhe regjistruar një objekti brenda një shkolle në kundërshtimin me ligjin. Bëhet fjalë për shkollën 9-vjecare në Memlisht, ku është konstatuar ndërhyrje në regjistrat fizike të shkollës, regjistrim antiligjor brenda shkollës, pajisje me certifikatë pronësia të marrë në kundërshtim me ligjin. Në lidhje me këto veprime janë kallëzuar penalisht zyrtarët dhe ish-zyrtarët”, tha Manja.

Po ashtu, ministri i Drejtësisë ka bërë publik edhe nje tjeter rast abuzimi ne Kadastrën e Sarandës. Sipas tij janë konstatuar dy ndërtime pa leje prandaj janë kallëzuar në prokurori të gjithë zyrtarët dhe ish zyrtaret në Kadastrën e Sarandës.

Rasti i dytë ka të bëjë me një denoncim të ardhur nga një qytetar i zakonshëm, që e falënderoj, i cili a ka vënë në dijeni për disa legalizime në 2019 e në vazhdim në kadastrën e Sarandës për zonën Turizëm Kanalli i Cukës. Inspektori antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë kanë nisur verifikimet dhe është konstatuar legalizimi në kundërshtim me ligjin i dy objekteve 70 dhe 81 metër katror në këtë zonë. Janë kallëzuar të gjithë zyrtarët dhe ish zyrtarët në kadastrën Sarandë, duke filluar me ish-drejtorin e ish Kadastrës dhe duke vazhduar tek specialistët përkatës”, u shpreh Manja.

Ministri i Drejtësisë shtoi se i janë propozuar Ministrisë së Arsimit 75 masa disiplinore për zyrtarë të lartë të Drejtorive Arsimore në 10 rajone, Tiranë, Fier, Durrës, Lezhë, Korçë, Gjirokastër, Vlorë, Sarandë, Berat e Elbasan, për një sërë shkeljesh.

“Janë propozuar 75 masa disiplinore për zyrtarë të lartë institucionet qendrore dhe vendore, duke filluar me drejtorinë arsimit parauniversitar ku nga një hetim lidhur me zbatimin e detyrave funksionale, kanë rezultuar një seri shkeljesh dhe inspektime fiktive, por dhe akte konstatimi fiktive. Janë propozuar fillimi i hetimit disiplinore Ministrisë së Arsimit për një sërë zyrtarësh në zyrat vendore të arsimit në Fier, Durrës, Lezhë, Korçë, Tiranë, Gjirokastër, Vlorë, Sarandë, Berat dhe Elbasan. Është në vlerësimin e Ministrisë së Arsimit të bëjë vlerësimin e ecurisë disiplinore për secilin nga zyrtarët që kemi kërkuar fillimin ecurisë disiplinore”, tha Manja.

Ministri ka deklaruar sot se afro mbi 100 zyrtarë të lartë në institucione qendrore dhe vendore në shumë qytete të vendit janë të përfshirë në shkelje, ndërsa shtoi se dhjetëra prej tyre rrezikojnë shkarkimin nga detyra. Manja tha se janë propozuar 75 masa disiplinore për zyrtarë të lartë në institucionet qendrore dhe vendore.

Duke filluar me drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit parauniversitar ku nga një hetim i njësisë antikorrupsion, janë konstatuar shkelje e inspektime fiktive dhe akte konstatimi fiktive. I janë propozuar ministrisë së Arsimit ecuri disiplinore për një zinxhir zyrtarësh në drejtorinë e përgjithshme të Arsimit Parauniversitar por dhe në zyrat vendore të Arsimit Fier Durrës Lezhe Korcë Tiranë Gjirokastër Vlorë Sarandë Berat e Elbasan. Është në vlerësimin dhe kompetencën e ministrisë së Arsimit të bëjnë vlerësimin e ecurisë disiplinore për secilin nga zyrtarët”, tha Manja.

Masa administrative janë propozuar për vërejtje e deri në shkarkim nga detyra dhe për një seri zyrtarësh në këto institucione:

Në Agjencinë Kombëtare të Burimeve natyrore 1 person
AKU 3 persona
Doganat 1 person
Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor 10 persona
Drejtoria e Gjendjes Civile 5 persona
Agjencia e Zonave të Mbrojtura 5 persona
Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit 2 persona
Drejtoria e Tatimeve 3 person
Kadastra Durrës 14 persona
Drejtoria rajonale Tatimore Durrës 3 persona” 

/abcnews.al