“Le Monde”: Franca synon të furnizojë Kievin me automjete të blinduara dhe raketa

schedule17:19 - 31 Mars, 2024

schedule 17:19 - 31 Mars, 2024

Parisi synon të furnizojë Ukrainën me qindra automjete të blinduara dhe raketa për t’u mbrojtur nga pushtimi rus, shkruan “Le Monde”.

Ministrin francez i Mbrojtjes, Sébastien Lecornu gjithashtu nënvizoi se mjetet e blinduara mund të jenë në dukje “të vjetra”, por “ende funksionale”. Disa prej të cilave janë “raketa Aster”, një sistem mbrojtjeje kundërajrore që ministri garanton se është i barabartë me “Patriotët Amerikanë”.

“Për të mbajtur një vijë kaq të madhe fronti, ushtrisë ukrainase i duhen mjetet tona të blinduara Vab; është absolutisht thelbësore për lëvizshmërinë e trupave”, shpjegon ministri francez, duke specifikuar se mund të flitet për transferimin e “qindra prej tyre”, gjatë 2024 dhe në fillimit të 2025”, përfundoi ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!