Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) i është përgjigjur kërkesës së Albin Kurtit për të arritur sa më shpejt një marrëveshje, për formimin e qeverisë dhe institucioneve të tjera të Kosovës.
Përmes një njoftimi pas mbledhjes së Kryesisë, LDK bën me dije se është në interesin e vendit që të implementohet sa më shpejt rezultati i zgjedhjeve, dhe të formohen institucionet. Sipas kësaj partie, Vetëvendosja meqë ka dalë e para në zgjedhje i takon pёrgjegjёsia pёr tё themeluar instuitucionet.
Ndërkaq, LDK e Isa Mustafës ka dhe një kusht për bisedimet. Kushti i LDK mbetet balancimi i pushtetit dhe marrja e përgjegjësive të përbashkëta, të cilat janë sipas tyre jetike pёr funksionimin e koalicionit tё mundshёm, si dhe pёr funksionimin demokratik tё institucioneve.
Pasditen e sotme kreu i VV, Albin Kurti takoi presidentin Hashim Thaçi. Në një takim që zgjati vetëm katër minuta, Kurti nuk u mandatua si kryeministër, ndërsa nga ana tjetër Thaçi i la një afat kohor prej 48 orësh për emrin e kryeministrit të vendit.
Deklarata e LDK:
Kryesia e Lidhjes Demokratike tё Kosovёs, nё mbledhjen e mbajtur sot, trajtoi situatёn pas Konstituimit tё Kuvendit tё Kosovёs.
LDK-ja vlerёson se ёshtё nё interesin mё tё mirё tё vendit implementimi i rezultatit tё zgjedhjeve tё 6 tetorit 2019 dhe krijimi i intstitucioneve.
LDK-ja konsideron se partisё qё ka dalё e para i takon pёrgjegjёsia pёr tё themeluar instuitucionet.
LDK-ja, edhe njё herё shpreh gatishmёrinё qё tё vijojё bisedimet me Lёvizjen Vetёvendosje, mbi bazёn e mirёbesimit dhe tё partneritetit.
LDK-ja vlerёson se pushtetet e balancuara dhe pёrgjegjёsitё e pёrbashkёta janё jetike pёr funksionimin e koalicionit tё mundshёm, si dhe pёr funksionimin demokratik tё institucioneve.
LDK-ja fton Lёvizjen Vetёvendosje qё tё reflektojё mbi bazёn e kёtij parimi, nё bazё tё tё cilit edhe ёshtё ndёrtuar qёndrimi i LDK-sё lidhur ndarjen e pushteteve dhe balancin ndёrmjet tyre./abcnews.al