Lavrov shfrenon imagjinatën: Perëndimi të mos prodhojë armë bërthamore në Ukrainë

schedule12:04 - 1 Mars, 2022

schedule 12:04 - 1 Mars, 2022

Rusia e konsideron të papranueshëm faktin që në Evropë ka ende armë bërthamore amerikane.

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavarov, ka deklaruar në Konferencën e OKB-së se ka ardhur koha që armët bërthamore amerikane në Evropë të kthehen në vendin e prodhimit, pra në SHBA.

“Është koha që armët bërthamore të kthehen në Shtetet e Bashkuara,” tha ministri i jashtëm rus. Lavrov pritej të shfaqej personalisht në Gjenevë, por ndalimet e udhëtimit e penguan.

Lexo edhe: Lufta në Ukrainë, a rrezikohet Ballkani? Çejku: Vuçiç zgjodhi të fitojë zgjedhjet, qëndrimet mund të ndryshojnë

Nëpërmjet një video mesazhi për konferencën ai tha se Rusia ishte e gatshme të fliste për stabilitetin strategjik me SHBA-në, por paralajmëroi se Perëndimi nuk duhet të ndërtojë objekte ushtarake në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik.

Të udhëhequr nga Ukraina, shumë ambasadorë, përfshirë ata të Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Australisë, Kanadasë, SHBA-së dhe BE-së, u larguan ndërsa Lavrov filloi të fliste.
Ministri rus pritet të flasë sërish – përmes video lidhjes – në Këshillin e OKB-së për të Drejta të Njeriut. Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!