Sergei Lavrov, ministri i jashtëm i Rusisë, gjatë një intervistë për televizionin shtetëror në Bjellorusi foli përsëri për “kulturën e anulimit”, sipas The Guardian.
“Perëndimi i frikësohet konkurrencës së ndershme. Prandaj, kjo është një dëshirë e tyre për të anuluar kulturën e çdo vendi që qëndron në pozicionet e veta, me orientim kombëtar. Kur më në fund ukrainasit të sugjerojnë rifillimin e procesit diplomatik, do të shohim se çfarë situate është krijuar deri më atëherë në terren.
Ukraina u përpoq të ndërtonte sovranitetin e saj duke anuluar historinë e saj. Perëndimi inkurajoi atë qasje dhe atë vizion konceptual të shtetit ukrainas vetëm për të dëmtuar Rusinë,” theksoi Lavrov.
/abcnews.al