Lavrov ka qenë i drejtpërdrejtë në qëndrimin e tij ndaj deklaratës së Kryeministrit Rama në parlamentin e Kosovës. Ministri i jashtëm rus kritikoi Bashkimin Europian për pasivitet ndaj këtyre deklaratave, të cilat shfaqin qartë ambicien e Tiranës për Shqipërinë e Madhe.
Sergej Lavrov, Ministër i jashtëm i Rusisë: Nuk mund të mos na brengos pasiviteti i Bashkimit Evropian për platformën e Tiranës dhe nismat e tilla që pa fshehur bëjnë thirrje për formimin e Shqipërisë së madhe. Kur në Maqedoni ishin zgjedhjet kur u bë kryetari i parlamentit u fut në zyrë dhe vuri në tavolinën e tij flamurin shqiptar. Kryeministri Rama me krenari deklaroi se ka inicuar ligjin për gjuhët në parlamentin maqedonas për t’i dhënë gjuhes shqipe status shtetërorë duke shkelur marrëveshjen e Ohrit./abcnews.al