Kriza ekonomike ka bllokuar disa operacione merkato. Klubet po mendohen para se të bëjnë shpenzime kolosale në këtë kohë pandemie, gjë që po i ndodh Barcelonës. Kampionët e Spanjës ishin gati të paguanin kohë më parë klauzolën prej 111 milion eurosh të Lautaro Martinez.
Situata ka ndryshuar, katalanasit po tentojnë të përfshijnë disa lojtarë në tratativat me Interit, por zikaltrit nuk tolerojnë aspak dhe kërkojnë para të thata. Negociatat mes palëve janë bllokuar prej ditësh dhe Quique Setien tregohet realist në lidhje me situatën.
“Nuk krijoj iluzione për blerjen e Lautaro Martinez nga klubi ynë. Do të përjetojmë një krizë të madhe ekonomike prej koronavirusit, e njëjta gjë vlen edhe për mundësinë e blerjes së Neymar”, deklaron trajneri i Barcelonës për Onda Cero. /abcnews.al
Quique Setién: “Non mi illudo sull’acquisto di Lautaro Martinez al Barça: ci sarà una grossa crisi ecomomica per il Coronavirus, vale anche per l’affare Neymar”. L’operazione Lautaro tra Inter e Barça da settimane è bloccata. ?? #FCB #Inter #PSG #calciomercato
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 19, 2020