Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Lash Firencen, për të kontribuar për vendin tim”, rrëfehet Arapi: Si ia dolëm që xhubleta të merrej nën mbrojtjen e UNESCO-s

schedule09:16 - 17 Dhjetor, 2024

schedule 09:16 - 17 Dhjetor, 2024

Antropologia dhe piktorja, Dorina Arapi është e ftuara e radhës në emisionin “Pas Mesnate”. Ajo ka rrëfyer periudhën kur la qytetin e bukur të Firences në të cilin kishte përfunduar dhe studimet, për të kontribuar për vendin e saj.

“Kur kam ardhur nga Firence, mbarova shkollën e lartë atje, masterin për artet e bukura. Vija nga një familje artistësh. Isha edukuar me artin që e vogël, por kisha këtë dëshirën për ta ruajtur trashëgimin, sepse babai restaurator, piktor dhe do sdo më ishte futur dhe mua kjo pjesë.

Kisha dëshirë të vazhdoja diçka për veshjen tradicionale dhe tema që zgjodha ishte ‘veshjet tradicionale shqiptare por nën ndikimin e kulturës shqiptare’. Fillimisht, ka pasur dhe paragjykime, se si mundet një artist të bëjë antropologji, por ia arrita.

Edhe veshja në vetvete është një art i aplikuar. Ne kishim një traditë në Shqipëri që shumë që kanë mbaruar artet, janë bërë antropolog, etnograf, quheshin në atë periudhë dhe kjo ishte diçka që mua më ngrohte”.

Më tej, u ndal dhe xhubleta shqiptare, aseti i rëndësishëm kulturor me vlera historike, i cili është marrë nën mbrojtjen e UNESCO-s. Arapi tha se ka qenë një nga drejtueset e dosjes dhe ia dolën pas shumë vështirësive.

Sakaq, ajo ka theksuar se për të ka qënë vërtetë një sfidë pasi sapo kishte humbur të atin, piktorin e njohur Mustafa Arapin.

“E kam përzemër xhubletën. Unë kam qene drejtuese e dosjes bashkë me studiuese Silvanën. Kishim koordinatorët, pjesën tjetër të grupit. Ishte një punë shumë e vështirë, por ne ia dolëm. Kishte filluar puna që në 2020 për dosjen, por në 2021 duhet të preknim terrenin. Duhet ta them që para nja një muaji kisha humbur babin dhe e kisha shumë të vështirë që të rimerrja veten dhe të shkoja në terren. Do t’i që kjo pjesë më bëri shumë mirë, sepse u largova nga ajo dhimbje që unë kisha pasur dhe bëmë një kërkim në terren fantastik. Kemi shkuar deri në Vermoshë, bora ishte gjysmë metri dhe ne takonim mbartës.

Ne bëmë ç’është e mundur të merrnin informacion për xhubletën, rëndësinë e saj dhe pamë që edhe ato gratë që dinin ta bënin, ishin shumë pak. Gjithë ky produkt etnografik që mblodh, çoi që dosja çoi që të shkonte drejt elementit që është në rrezik dhe duhet mbrojtur. Kisha një shpresë shumë të madhe brenda vetes dhe ia dolëm”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!