Largohet freskia e ditëve të fundit, kur pritet të rikthehet i nxehti “përvëlues” në vend

schedule09:59 - 11 Korrik, 2022

schedule 09:59 - 11 Korrik, 2022

Tërheqja e masave ajrorë të nxehta ka sjellë një freskim të motit dhe ditën e sotme e të nesërme pritet që temperaturat e ajrit të luhaten në vlerat 31-32 gradë Celsius në orët e mesditës, ndërsa minimalet në zonat malore do të luhaten në 12-13 gradë Celsius.

Meteorologu Hakil Osmani nga Meteoalb, duke filluar nga dita e mërkurë e në vijim presim rritje graduale të temperaturave duke bërë që maksimumi në fundjavë të ngjiten deri në 34-35 gradë Celsius në orët e mesditës, ndërsa temperaturat e ajrit në orët e para të mëngjesit pritet të regjistrojnë vlera edhe mbi 14 gradë Celsius në zonat malore.

Për sa i përket kushteve atmosferike gjatë ditës së sotme mbetemi në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave të cilat gjatë ditës së nesërme mund të krijojnë mundësinë për reshje të izoluara në zonat malore.

Nga e mërkura dhe në vijim pritet të kemi dominim  të motit të qëndrueshëm dhe orët e para të ditës do të jenë në mbizotërimin e kthjellimeve  dhe pasditet do të sjellin kalime të pakta të vranësirave. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!