Largohen inxhinierët izraelitë, riparojnë apartamentin shembull në Durrës për kolegët shqiptarë

schedule18:47 - 12 Dhjetor, 2019

schedule 18:47 - 12 Dhjetor, 2019

Inxhinierët izraelitë mbyllën këtë të enjte misionin e tyre në Shqipëri, por përpara se të iknin ata rikonstruktuan një apartament në Durrës, si shembull që inxhinierët shqiptarë ta përdorin në godina të tjera. Ata thonë se edhe disa kolona të dëmtuara mund të riparojnë, dhe në këtë material ne do të shohim se si.

 “Është e rëndësishme për ne  të bëjmë një apartament, pasi cdo vrap prej mijëra kilometrash, nis nga një hap i vetëm. Për fat të keq ne nuk mund  ta përfundojmë vetë këtë apartament, por jam i sigurt se inxhinierët dhe inspektorët vendas do të punojnë si specialistë dhe do të na dërgojnë neve foto “, shprehet Golan Vach, Kolonel izraelit.

Por banorët janë dyshues nëse kjo formë rindërtimi është e sigurt.

Unë do të jetoja në këtë apartament me fëmijët e mi. Ne jemi të gjithë profesionistë. Kur ne shohim qytetarët, ne shohim familjet tona. Kur ne themi kjo godinë është e sigurt, ajo është e sigurt”, shton Koloneli.

Koloneli na tregon se pse kjo ndërtesë është e sigurt.

Ndërtesa përbëhet nga kolonat dhe trarët. Nëse ata janë të plotë dhe të pa dëmtuar, struktura dhe ndërtesa janë të plota“, thotë ai.

Gjatë ndërtimit të këtij pallati, tullat janë vendosur horizontalisht dhe jo në këmbë, siç është forma e duhur.

Inxhinierët na tregojnë brenda këtij apartamenti se edhe kolonat e dëmtuara, mund të riparohen.

Kjo kolonë ka dëme nga brenda, edhe pse nga jashtë nuk kishte dhe mund të riparohet“.

Koloneli izraelit bën thirrje që tu besojmë ekipeve shqiptare të punës.

Këta njerëz do ta rindërtojnë këtë qytet dhe do ta bëjnë më të bukur se sa është tani. Është një sfidë e madhe, por mund të kalohet dhe uroj që të gjithë qytetarët të jenë të sigurtë. Besoni njerëzit tuaj dhe specialistët tuaj, sepse keni profesionistë të mirë”, shprehet ai.

Esiona Konomi: Jeni të sigurt për këtë? Këto godina janë ndërtuar nga këta specialistë. Si mund tu besojmë ende atyre?

Unë kam parë shumë struktura nëpër botë që janë shkatërruar”.

Mund ta gjeni në çdo dyqan materialesh ndërtimi. Është vërtet i zakonshëm. Mund ta përdorni për të mbushur hapësirat e krijuara. Ky material forcon lidhjet mes tullave apo materialeve që janë ndarë. Ju mund ta bëni atë vetë dhe thjeshtë. Provoje!

Inxhinerët izraelitë bëjnë thirrje që qeveria shqiptare të trajnojë të gjithë grupet e inxhinerëve në terren, për t’i  rindërtuar objektet me këto metoda./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!