Saul Niguez do të largohet këtë verë nga Atletico Madrid. Para disa javësh Barcelona dhe “Los Colchoneros” ishin në bisedime për shkëmbimin e tij me Griezmann, por tashmë një tjetër pistë për të ardhmen ka dalë në skenë.
Bëhet fjalë për Premier League. Të gjithë e duan mesfushorin e Spanjës, por dy klube mësohet të kenë hyrë seriozisht në veprime konkrete për të bërë të tyrin Saul.
Chelsea dhe Manchester United janë dy më të interesuarit për Saul. Të dy klubet janë në kontakte me Atletico Madrid dhe kanë financat e duhura për të përballuar një transferim të tillë. /abcnews.al