Largimi i serbëve nga institucionet dhe situata në veri të Kosovës, Kurti del në deklaratë: Vuçiç koordinohet me Rusinë dhe Kinën

schedule15:51 - 7 Nëntor, 2022

schedule 15:51 - 7 Nëntor, 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dalë në një deklaratë për mediat në lidhje me situatën e krijuar pasi serbët vendosën që të largohen nga institucionet.

Kurti tha se përpjekjet e presidentit serb Aleksandar Vuçic për destabilizim të situatës në Kosovë, janë intensifikuar.

“Bëhet fjalë vetëm për refuzimin që ata ia kanë bërë propozimit të Parisit dhe të Berlinit. Janë intensifikuar kërcënimet dhe përpjekjet e Vuçiqit për destabilizimin e situatës në vendin tonë dhe këto kërcënime janë praktikisht të orientuara në drejtim të qytetarëve të vendit tonë nëpërmjet ngjalljes së frikës dhe panikut”, tha Kurti, duke përmendur faktin se Vuçiç së fundmi u takua me ambasadorin e Rusisë dhe Kinës në Beograd.

“Kjo tregon qartë që presidenti i Serbisë koordinohet me Rusinë e Kinën ndërsa gënjen e zhgënjen SHBA-në dhe BE-në”, tha ai.

Në lidhje me situatën në Veri, Kurti tha se institucionet po vazhdojnë me zbatimin e vendimit për targat.

“Institucionet po vazhdojnë me realizimin e lehtësuar të procesit të regjistrimit të targave ilagele në ato RKS – të shtetit tonë të pavarur, përfshirë edhe zbatimin e sekuencuar të vendimit të fundit të Qeverisë të datës 28 tetor 2022”, tha kryeministri. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!