Largimi i radhës nga “Bardheblutë”, “bomberi” i Tiranës transferohet tek ekipi turk

schedule11:36 - 14 Qershor, 2024

schedule 11:36 - 14 Qershor, 2024

Tashmë gjithçka është zyrtare, Kristal Abazaj do të vijojë karrierën e tij në Turqi, tek ekipi Ankara Keciorengucu, me “bomberin”, i cili mbylli aventurën me Tiranën në Superiore, ka nënshkruar një kontratë dy-vjeçare me skuadrën që garon në divizionin e dytë të futbollit turk.

Për 27-vjeçarin, autor i 2 ndeshjeve me Kombëtaren shqiptare, bëhet fjalë për një rikthim në Turqi, aty ku ka luajtur për tri sezone me Istanbulspor, me klubin e tij të ri, Keciorengucu, që kërkon të ndërtojë një skuadër pretendente për t’u ngjitur në elitë.

Sezonin e kaluar, Abazaj shënoi 11 gola me Tiranën, duke qenë shënuesi më i mirë i “Bardhebluve” dhe i dyti i kampionatit pas “bomberit” shkodran, Bekim Balaj, me plot 17 rrjeta të shënuara për “Kuqeblutë” e Vllaznisë.

Abazaj ka një përvojë të madhe, pasi ka luajtur edhe me skuadrën e Anderlecht në Belgjikë dhe Osijek në Kroaci, përveçse Istanbulspor jashtë Shqipërisë, ndërsa që në vendin tonë ka veshur më parë fanellat e Elbasanit, Luftëtarit dhe Kukësit. /i.m /abcnews.alNj

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!