Ditën e sotme Federata Gjermane e Futbollit konfirmoi lajmin se Joachim Low nuk do të jetë më trajneri i kombëtares pas Kampionatit Europian. Aventura 15-vjeçare e gjermanit nën drejtimin e “Panzerave” do të përfundojë në korrik, por menjëherë mediat kanë aluduar dy kandidatët e mundshëm për ta zëvendësuar atë.
Sipas raportimit të “Bild”, bëhet fjalë për Jurgen Klopp dhe Hanci Flick. Trajneri i Liverpool nuk po kalon një moment aspka të mirë nën drejtimin e “The Reds” dhe të shumta kanë qenë kërkesat e tifozëve për shkarkimin e tij. Nuk duhet të habitemi nëse “The Normal One” nuk do të jetë në krye të anglezëve sezonin e ardhshëm dhe prandaj është një nga kanditatët kryesorë për Gjermaninë.
Emri tjetër është ai i trajneri të Bayern Munchen, Hansi Flick. 56-vjeçari fitoi gjithçka me bavarezët sezonin e kaluar dhe ka fituar një pëlqim shumë të madh në Gjermani. Flick është në kontratë me kampionët e Bundesligas deri në vitin 2023, por stoli i kombëtares mund ta tundojë atë. Gjithsesi, dilemat do të marrin fund sapo të përfundojë Euro 2020, kur Low të largohet zyrtarisht nga kombëtarja. /abcnews.al